Mantia me mish

Përbërësit për brumin

Lifestyle

14/04/2018 15:39

  • 500 gr Miell
  • 500 ml Uje
  • Gjysem luge gjelle kripe

Perberesit per mbushjen:

  • 500 gr Mish i bluar
  • 1 Qepe
  • Krip, piper
  • Hudher pluhur
  • 1 Luge gjelle vegeta
  • Gjysem luge gjelle piper i kuqe
  • 100 gr Schmand
  • 100 ml Ajke
  • 2 Luge gjelle miell
  • Jogurt per tia hedhur siper mantiave

Pergatitja:

Per mbushjen marrim qepen e qerojme dhe e presim ne katror .Qepen e fergojme ne tigan me pak vaj pastaj ia hedhim mishin e bluar.I qesim piper,piper te kuqe,vegeta dhe hudher pluhur e perzim tere masen pastaj e largojme nga zjarri.Mbasi te jete ftohur masa i hedhim schmand-in, ajken dhe miellin dhe e perzim mire.

Per brumin marrim te gjithe perberesit e larteshenuar e ngjeshim masen me duar dri sa te behet nje brume elastik.Nuk guxon brumi te jete i fort dhe i terur.Nese ju duke brumi qe ju ngjitet neper duar ateher shtoni edhe pak miell.Nga brumi bejme nje role dhe rolen e presim ne 3 pjese te barabarta.Pjeset i bejme te rrumbullaket dhe i lem 10 minuta te pushojne.

Marrim nga nje pjese e shtrim me teholluse holle dhe me thike presim katror me permasa 8x8cm.Secilin katror e mbushim me masen e pergaditur me mish te bluar dhe e palojme katrorin.Te bashkohet cepat mire te brumit ne menyre qe te mos hapet katrori e te del jasht mishin gjate pjekjes.

Lyejm tepsin me vaj dhe i rendisim te gjitha mantiat. E vendosim tepsin ne furre te pjeket ne temperatur 250Grad.Te shikohet rregullisht qe te mos digjet siper.Dhe ne fund ia hedhim jogurtin mantiave dhe i lem edhe pak ne furre te nxeht.

Mbas pjekjse te mbulohet me folie alumini ose me leck kuzhine per 10 minuta dhe mantia eshte e gatshme per servim.