Manovra të përbashkëta ajrore ruso-kineze në Paqësor

23:04 | 23 Korrik 2019

Rusia njoftoi se ka zhvilluar misionin e parë të përbashkët të monitorimit ajror të Azi Paqësorit bashkë me Kinën duke përdorur dy bombardues strategjikë rusë të tipit “Tupolev Tu-95MS” dhe dy bombardues strategjikë kinezë tip “Xian H-6K”.

Ky njoftim vjen pasi Koreja e Jugut njoftoi se avionët e saj luftarakë lëshuan predha paralajmëruese kundrë një avioni ushtarak rus që kishte shkelur hapësirën ajrore të venti.

Në këtë incident, sipas Seulit, ishin përfshirë avionë rusë dhe kinezë.

Nga ana tjetër, Moska theksoi se ky mision nuk përbën një kërcënim për vendet e treta. /G.S/