Manolas i Arsenalit
Kostas Manolas do të jetë përforcimi i ardhshëm i Arsenalit. Gjiganti londinez është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes me Olympiakosin për transferimin e qendërmbrojtësit.

Sport
Arsenali është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes për transferimin e mbrojtësit të Olympiakosit, Kostas Manolas për 6 milionë funte.
Gjiganti londinez ka qenë duke vëzhguar Manolasin në 18 muajt e fundit dhe vendosi të tentojë blerjen e tij pas largimit të Thomas Vermaelen drejt Barcelonës.
Bisedimet me Olympiakosin kanë filluar në fundjavë dhe tani “Daily Mirror” ka njoftuar se Arsenali shpreson të finalizojë marrëveshjen së shpejti.
Reprezentuesi grek shkëlqeu në Kampionatin botëror dhe përfiton rreth 7000 funte në javë në Olympiakos, por do të përfitojë shumë më tepër në Emirates Stadium.