Manolas ‘dridh’ Romën: Nuk e di nëse do të qëndroj këtu

Skuadra e Romës duhet të balancojë të ardhurat me shumën e shpenzuar për transferimet.

Sport

28/05/2019 14:00

Si pasojë e kësaj, romakët janë të obliguar të bëjnë disa shitje, dhe nga emrat që pritet të largohen janë edhe dy prej lojtarëve kryesorë, Edin Dzeko dhe Konstantinos Manolas.

Për një aventurë larg Romës po mendon edhe vet lojtari, i cili pas xhiros së fundit ka thënë se nuk është i sigurt për të ardhmen.

“Nuk e di nëse do të qëndroj këtu” ishin fjalët e Manolas, pas ndeshjes ndaj Parma, transmeton lajmi.net.

Për të siguruar kartonin e qendër mbrojtësit, secila skuadër që dëshiron shërbimet e tij duhet të paguajë rreth 36 milionë euro. /Lajmi.net/