Manifestim dinjitoz në Cyrih, kushtuar 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Në fjalën e tij, Konsulli i përgjithshëm, z. Sami Kastrati vlerësoi se dymbëdhjetë vjet pas themelimit të shtetit Kosova është më mirë se sa që ishte në të kaluarën dhe sigurisht do të jetë edhe më mirë se sa që është sot"

Lajme

17/02/2020 15:51

Me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih ka organizuar në Hotel Kameha Grand ne Cyrih pritjen tradicionale për Ditën e Pavarësisë të Republikës së Kosovës, 17 shkurtin.

© 2020 Armend Berisha Albinfo.ch

Në një ambient festiv e me shumë të pranishëm, pas pritjes së të ftuarve, fillimit ceremonial me intonimin e himneve të Shtetit të Kosovës dhe himnin e Konfederatës së Zvicrës, të pranishmit i përshëndeti Z. Ylfete Fanaj, e cila tha të jetë e privilegjuar për mundësinë që në këtë datë të rëndësishme t`i drejtohet komuniteti shqiptar në Zvicër, si deputete kantonale. Ajo tha se ndihet krenare me pozitën që sot komuniteti ynë gëzon në shtetin helvetik.

© 2020 Armend Berisha Albinfo.ch

Pastaj, të pranishmëve iu drejtua Konsulli i përgjithshëm, Sami Kastrati. Ai, në fjalën  etij veç tjerash tha: “Jemi mbledhur këtu, për të shënuar një ditë të veçantë, në një vend të veçantë dhe me mysafirë të veçantë. Për të kujtuar sakrificën e popullit tonë përgjatë historisë; për t’i nderuar heronjtë e luftës së drejtë Çlirimtare, falënderuar shtetet dhe popujt mike, aleate dhe partnere.

© 2020 Armend Berisha Albinfo.ch

Ne jemi këtu, për të shprehur mirënjohjen e thellë dhe respektin e veçantë dhe për t’ju siguruar se Kosova, kurrë nuk do ta harrojë rolin, kontributin dhe gjithçka që Ju keni bërë dhe po bëni për vendin tonë, ashtu siç nuk do ta harrojë asnjëherë mbështetjen e fuqishme dhe të palëkundur të konfederatës Zvicerane në ditët dhe kohët më të vështira për popullin dhe vendin tonë”.

© 2020 Armend Berisha Albinfo.ch

Duke folur për arritjet dhe sfidat e dymbëdhjetë vjeçarit të shtetit të Kosovës mes tjerash Z.Kastrati, potencoi se sot, “askush nuk mund ta mohojë faktin se Pavarësia e Kosovës i ka kontribuar paqes, stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit rajonal”.

© 2020 Armend Berisha Albinfo.ch

Z.Kastrati me tej shtoi se ndihet krenar me komunitetin shqiptar në Zvicer. “Shqiptarët e Kosovës që jetojnë në Zvicër na bëjnë të ndihemi krenarë me integrimin e tyre. Ata sot me të drejtë vlerësohen si një model suksesi edhe për shtetet tjera. Shqiptarët e Kosovës sot janë shndërruar në partnerë të vërtetë dhe vlerë e shtuar edhe për shtetin dhe shoqërinë zvicerane dhe krejt kjo falë mundësive që i’u ofruan dhe sukseseve të tyre të mëdha në shume fusha”.

© 2020 Armend Berisha Albinfo.ch

Ai po ashtu vlerësoi se Republika e Kosovës dhe Konfederata Zvicerane gëzojnë marrëdhënie të ngushta dhe të shkëlqyeshme në mes vete pothuajse në të gjitha fushat dhe Zvicra është njëri nga shtetet kryesore partnere dhe mbështetëse të vendit tonë.

Për qëllimin e njëjtë, ne presim që finalizimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë në mes Kosovës dhe Zvicrës dhe themelimi i Zonës Ekonomike Zvicerane në Kosovë do të hapin mundësi të reja dhe do të rrisin shumë më shumë shkëmbimin tregtar dhe investimet.

© 2020 Armend Berisha Albinfo.ch

Në fjalën përmbyllëse z.Kastrati vlerësoi se dymbëdhjetë vjet pas themelimit të shtetit Kosova është më mirë se sa që ishte në të kaluarën dhe sigurisht do të jetë edhe më mirë se sa që është sot. Prandaj, ne duhet të besojmë në të ardhmen dhe perspektivën e shtetit tonë; të mburremi me çdo arritje dhe sukses të tij dhe që mos të heqim dorë nga synimi strategjik kombëtar, që Kosova në të ardhmen të bëhet një shtet model i zhvillimit.

Në këtë manifestim ka performuar bendi nga Prishtina ‘String String’ ndërsa mysafirët janë shërbyer me pije na Kosova.

© 2020 Armend Berisha Albinfo.ch
© 2020 Armend Berisha Albinfo.ch
© 2020 Armend Berisha Albinfo.ch
© 2020 Armend Berisha Albinfo.ch