Manekinia serbe 19 vjeçe vritet në SHBA, motiv droga

Mirjana Puhar, një vajzë nga Ballkani, e cila ka mbërritur famë të konsiderueshme me paraqitjen e saj në reality show “America's Next Top Model”, është gjetur e vdekur në shtëpinë e të dashurit të saj Jonathan Alvarado (23), në Karolinën e Veriut.

Bota

25/02/2015 23:42

Në shtëpi, janë gjetur tre trupa të vrarë – i serbes 19-vjeçe, Mirjana, i të dashurit të saj, dhe bashkëbanuesit të të dashurit të saj, Jusmar Gonzaga-Garcia (19). Ata i gjeti të vrarë një mik i tyre, të cilin e kishin lajmëruar fqinjët pasi kishin dëgjuar të shtënat.

Ky mik ka ftuar menjëherë policinë, e cila më pas arrestoi 19 vjeçarin Emmanuel Jesus Rangel, i cili është i dyshuar për vrasje të trefishtë, shkruan TMZ.

Policia dyshon se motivi i krimit është i lidhur me drogën dhe se viktimat e kanë njohur vrasësin e tyre.

Mirjana Puhar ka lindur në qytetin Sremska Mitrovica, kurse nga Serbia bashkë me familjen është shpërngulur në SHBA gjatë luftës në Kosovë.

Për shkak të dëshirës për tu bërë manekine dhe jetës së ëmbël, ajo që në moshën 16 vjeçare e ka braktisur shkollën.

Vitin e kaluar ka marrë pjesë në garën televizive “America’s Next Top Model”, ku është eliminuar në rrethin e 10-të.

YouTube player