Mane: Përmbysja kundër Barcelonës? As Klopp nuk e besonte

Ylli i Liverpool, Sadio Mane, ka pranuar se as trajneri Jurgen Klopp nuk e ka menduar se përmbysje e rezultatit kundër Barcelonës është e mundur.

Sport

26/05/2019 14:43

Liverpool ka arritur në finale të Ligës së Kampionëve, pas fitores 4:0 në ‘Anfield Road’, edhe pse në ndeshjen e parë në ‘Camp Nou’ ishte mposhtur 3:0.

Shanset e Liverpool për të arritur në finalen e këtij sezoni cilësoheshin të paarritshme, pas humbjes së thellë në ndeshjen e parë.

“Para ndeshjes (kundër Barcelonës), kurrë nuk e kisha parë ashtu trajnerin”, kujton Mane për ‘Telefoot’, përcjell ‘lajmi.net’.

“Klopp nga inkurajoi, por, sinqerisht, as ai nuk besonte”.

“Ai është i jashtëzakonshëm, ai ju bën të doni të luftoni për të dhe të jepni gjithçka”./Lajmi.net/