Mane do të humbasë ndeshjen kundër PSG-së
Anësori i Bayern Munich, Sadio Mane nuk do jetë me ekipin e tij në ndeshjen ndaj Paris Saint Germain. Ylli i Bayernit, Mane nuk do të kthehet në kohë për ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve me PSG-në, por do të rikthehet menjëherë pas kësaj. Mane pësoi një dëmtim të këmbës pak…

Sport
Anësori i Bayern Munich, Sadio Mane nuk do jetë me ekipin e tij në ndeshjen ndaj Paris Saint Germain.
Ylli i Bayernit, Mane nuk do të kthehet në kohë për ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve me PSG-në, por do të rikthehet menjëherë pas kësaj.
Mane pësoi një dëmtim të këmbës pak para Kupës së Botës dhe iu nënshtrua një operacioni për të rregulluar një tendin në tibinë e djathtë. Senegalezi ka bërë një rikuperim të shpejtë dhe i është rikthyer punës me topin, por nuk pritet të jetë i disponueshëm deri në fund të muajit.
Kështu ka njoftuar trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann.
“Unë pres që ai të kthehet në mes ose në fund të shkurtit. Gjërat po duken mirë dhe ai është pa dhimbje. Ai patjetër do të humbasë ndeshjen e parë kundër PSG”, tha gjermani.
Anësori duhet të kthehet deri në fund të shkurtit dhe të jetë gati të përballet me PSG-në në ndeshjen e dytë./Lajmi.net/