Mandzukic vendos për të ardhmen

Maurizio Sarri nuk e ka përfshirë Mario Mandzukic në listën e skuadrës për ndeshjen e ardhshme kundër Fiorentinas, pasi sulmuesi kroat po kërkon një largim nga 'Zonja e Vjetër'.

Sport

14/09/2019 11:04

33-vjeçari nuk është pjesë e planeve të trajnerit italian dhe ai gjithashtu u la jashtë listës së Ligës së Kampionëve.

Mediat italiane po raportojnë se Mandzukic po negocion largimin e tij, pasi ai nuk është i gatshëm të presë derisa të hapet dritarja e transferimit të dimrit në janar, përcjell lajmi.net.

Sulmuesi kroat tashmë është në bisedime me një klub nga Katari për të gjetur formulën për t’u larguar nga Juventus, me një mundësi huazimi.

Afati kalitmar përfundon më 30 shtator në Katar. /Lajmi.net/