Mandzukic nuk largohet nga Bayerni

Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Matthias Sammer insiston se kampioni gjerman nuk e ka ndërmend ta shesë Mario Mandzukicin këtë verë. E ardhmja e përfaqësuesit kroat në Allianz Arena është vënë në dyshim pas ardhjes së Robert Lewandowski nga Borussia Dortmund gjatë verës, dhe klube si Juventus, Arsenal e Chelsea flitet se po e vëzhgojnë…

Sport

14/04/2014 11:00

Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Matthias Sammer insiston se kampioni gjerman nuk e ka ndërmend ta shesë Mario Mandzukicin këtë verë.

E ardhmja e përfaqësuesit kroat në Allianz Arena është vënë në dyshim pas ardhjes së

Robert Lewandowski nga Borussia Dortmund gjatë verës, dhe klube si Juventus, Arsenal e Chelsea flitet se po e vëzhgojnë me kujdes situatën e 27 vjeçarit.

Sidoqoftë, Sammer e ka bërë të qartë se Mandzukic nuk do të lihet të largohet në fund të sezonit.

“Askush nuk ka pse të brengoset për Mandukic. Ai është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Bayernin. Unë gjithmonë e kam thënë se ai luan si një kafshë”, deklaroi fillimisht Sammer për Sky90.

“Ai është thjeshtë i mahnitshëm se si punon për ekipin dhe se sa vrapon gjatë lojës. Kundërshtarët mundohen gjithmonë ta provokojnë, sepse ai i lëndon ata me punën që e bën”, përfundoi ai.

Mandzukic i ka realizuar 17 gola nga 28 ndeshje në Bundesligë këtë sezon.