Mandzukic nuk ka vend tek Juventus, pritet transferimi jashtë kufijve të Evropës

Mandzukic duket se nuk do të vazhdojë më tek skuadra e Juventus.

Sport

13/09/2019 22:30

Pas ardhjes së Maurizio Sarri në krye të Juventus, Mandzukic nuk ka gëzuar hapësira në formacionin e kampionëve të Serie A.

Mario është në negociata të avancuara me skuadrën nga MLS, LAFC, shkruan ‘Sky Sport Italia’, transmeton lajmi.net.

Lojtari është lënë jashtë skuadrës udhëtuese për ndeshjen e së shtunës, pasi ai është në pritje të një transferimi potencial.

Kroati nuk është i interesuar për kalimin në Katar, edhe pse ka pasur mega oferta. Ai preferon kalimin në SHBA. /Lajmi.net/