Mandzukic në Wolfsburg

Mario Mandzukic do të transferohet në Wolfsburg. Golgeteri kroat i Bayern Munichut është duke i definuar detajet e fundit para rikthimit në klubin ku luajti gjatë periudhës 2010-2012 para kalimit në Allianz Arena.

Sport

21/06/2014 11:24

Mario Mandzukic nuk do të jetë sulmues i ri i Milanit.

Sipas të përditshmes gjermane “Die West”, golgeteri i Kroacisë, realizator i dy golave në fitoren 4:0 ndaj Kamerunit në kuadër të rrethit të dytë të Grupit A në Kampionatin botëror, do të rikthehet në Wolfsburg.

Sulmuesi do të largohet nga Bayern Munich gjatë këtij afati kalimtar të verës pas ardhjes së Robert Lewandoëskit nga Borussia Dortmund.

Dhe, Mandzukic thuhet se tashmë ka mbetur për të definuar detajet e fundit para rikthimit në Wolfsburg, ku luajti gjatë periudhës 2010-2012, prej ku ishte transferuar në Bayern Munich. Mandzukic, përveç Milanit ka zgjuar interesim edhe nga Liverpool, Arsenal e Manchester United mirëpo duket se ka vendosur të mbetet në Bundesligë.