Mandzukic në bisedime me Arsenalin
Arsenali ka marr përkrahje të madhe për transferimin e Mario Mandzukicit pasi menaxheri i sulmuesit mbërriti sot në Londër për të diskutuar rreth kalimit të yllit kroat gjatë afatit kalimtar të verës. Menaxheri Arsene Wenger është në kërkim të një golgeteri dhe njihet si adhurues i Mandzukicit. 27-vjeçari ka shënuar 23 gola në 36 ndeshje…

Sport
Arsenali ka marr përkrahje të madhe për transferimin e Mario Mandzukicit pasi menaxheri i sulmuesit mbërriti sot në Londër për të diskutuar rreth kalimit të yllit kroat gjatë afatit kalimtar të verës.
Menaxheri Arsene Wenger është në kërkim të një golgeteri dhe njihet si adhurues i Mandzukicit.
27-vjeçari ka shënuar 23 gola në 36 ndeshje për Bayern Munichun këtë sezon dhe raportohet se do të largohet nga kampioni i Gjermanisë në fund të këtij sezoni, kur do të vjen Robert Lewandowski si futbollist i lirë nga rivali Borussia Dortmund.
Real Madrid dhe Inter po ashtu kanë shprehur interesim për futbollistin, por Mandzukic besohet se preferon transferimin në Premierligë, ku menaxheri i tij ka mbërritur në Angli për të zhvilluar bisedime.
Sipas medieve gjermane, drejtuesit e Arsenalit do të ulen për të biseduar rreth mundësisë së transferimit. Mandzukic vlerësohet në rreth 15 milionë euro.