Mandzukic ndëshkon Romën, i jep epërsinë Juventusit

Juventus ka kaluar në epërsi në sfidën ndaj Romës.

Sport

22/12/2018 21:09

Ishte sulmuesi kroat, Mario Mandzukic ai i cili i dha epërsinë skuadrës së tij.

Po luhej minuta e 33’ kur Mandzukic konkretizoi në gol asistimin e De Sciglio, shkruan lajmi.net.

Ky gol i jep paksa qetësi për ta kontrolluar lojën më mirë skuadrës nga Torino.

Më poshtë mund ta shikoni golin e shënuar nga Mario. /Lajmi.net/