Mandzukic largohet nga Juventus, transferohet në Bundesligë

Bayern Munich vazhdon të mbetet i interesuar në transferimin e sulmuesit të Juventusit, Mario Mandzukic.

Sport

15/08/2019 14:05

Sipas Gazzetta dello Sport, agjenti Giovanni Branchini është duke punuar në rikthimin e Mario Mandzukic te Bayern Munich, përcjell lajmi.net.

Branchini ka ndihmuar në transferimin e Ivan Perisic nga Inter te kampionët e Bundesligës.

Juventus do të pranonte largimin e Mandzukic nëse Bayern ofron 15 milionë euro.

Reprezentuesi kroat ka kaluar dy vite te Bayern Munich mes 2012 -2014, duke shënuar 48 gola, dhe duke fituar dy tituj të Bundesligës dhe një titull të Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/