Mandzukic kushton 30 milionë euro

Bayern Munichu e ka vendosur çmimin për Mario Mandzukicin. Sulmuesi kroat ka paralajmëruar se gjatë kësaj vere do të largohet nga Allianz Arena, pasi nuk po mund të përshtatet me sistemin e Pep Guardiolës.

Sport

20/06/2014 12:01

Mario Mandzukic i ka bërë valixhet gati dhe pritet të largohet nga Bayern Munichu gjatë kësaj vere. Ishte vetë përfaqësuesi kroat ai i cili e kishte paralajëruar largimin nga Allianz Arena, pasi nuk arriti të ambientohej në sistemin që e aplikoi trajneri Pep Guardiola në sezonin e kaluar.

Sipas të së përditshmes italiane, “La Gazzetta dello Sport”, gjiganti bavarez e vlerëson 30 milionë euro sulmuesin e tij, i cili mund të largohet vetëm me këtë shumë.

Ekipi më i interesuar për Mandzukic duket të jetë Milani, i cili mund ta marrë në konsideratë transferimin e tij në rast të shitjes eventuale të Mario Balotellit.

Mandzukic ishte sulmuesi kryesor i Bayernit në dy sezonet e fundit, por në atë të fundit nuk është se u përshtat si duhet në stilin e lojës së bavarezëve.