Mandzukic i gatshëm për Realin?

Lajmet e fundit që arrijnë nga mediat spanjolle thonë se Mandzukic është rikuperuar plotësisht nga lëndimi i tij dhe pritet të startojë në takimin e sotëm ndaj Real Madridit.

Sport

22/04/2015 16:33

Një lajm me të vërtetë i keq ka ardhur për Real Madridin, pasi është konfirmuar pothuajse në mënyrë zyrtare se Atletico Madridi nuk ka lojtarë të lënduar për takimin e sotëm.

Mandzukic i cili ka qenë në dyshim, pritet të jetë në fushë nga minuta e parë në përballjen e sotme.

Ky është një lajm mjaft i keq për Realin, pasi dihet se kroati është një sulmues shumë i mirë edhe pse në ndeshjen e parë tregoi një performancë jo shumë të lavdërueshme.

Mandzukic në sulm pritet të jetë përkrahë Griezmannit i cili ka qenë lojtari kryesor deri tani në këtë sezon për skuadrën e Atleticos.