Mandzukic fjalë të këqija për Guardiolan
Ish-sulmuesi i Bayern Munich, Mario Mandzukic ka pasur vetëm fjalë të këqija për trajnerin Pep Guardiola, duke thënë se ai nuk tregoi fare respekt për sulmuesin kroat.
Sport
Mandzukic ka sulmuar Pep Guardiolan, për respektin shumë të vogël që ai ka treguar ndaj tij.
“Guardiola më ka zhgënjyer. Ai nuk më trajtoi mua me respekt. Ai nuk më lejoi që unë të bëhem golashënuesi më i mirë në Bundesliga. Gjithçka në këtë skuadër ishte dy herë më mirë nën drejtimin e Jupp Heynckesit – Ndërsa ky nuk është vetëm vendimi im”.
“Unë nuk e kam merituar një trajtim të tillë pas dy viteve që kam dhënë gjithçka për Bayernin. Gjërat kanë ndryshuar kur ai erdhi këtu. Unë e kam kuptuar që nuk kisha të ardhme te kjo skuadër dhe kështu u largova në drejtim të Atleticos”.
“Guardiola vendosi që unë të mos luaj në finalen e DFB Pokal. Ai nuk dëshiroi që unë të fitojë titullin e golashënuesit më të mirë, duke mos më lënë që unë të luajë në fundin e sezonit në Bundesliga. Sidoqoftë, një gjë e tillë nuk është e rëndësishme përmua, por ai tregoi që nuk ka respekt përmua. Unë do të kisha një respekt të madh për të, nëse ai do të më thoshte se nuk i përshtatem filozofisë së lojë që bën ai”.
“Për mua, gjërat ishin dy herë më të mira nën drejtimin e Heynckes te kjo skuadër”, përfundoi Mandzukic deklaratën e tij për të përditshmen kroate, Sportske Novosti.