Mandl i bashkohet reagimit të Torres ndaj zyrtares amerikane: Kosova nuk do të zhduket

Zëvendës Sekretarja e shtypit në Departamentin e Mbrojtjes, Kingsley Wilson ka nxitur reagime pas emërimit të saj në këtë pozitë, pasi që e njëjta në 2023-ën kishte dhënë një deklaratë kundër Kosovës. Wilson kishte deklaruar “Bëje Kosovën Serbi sërish”. Për këtë tashmë janë bërë reagime të shumta, ku një ndër to është bërë së fundi…

Lajme

27/02/2025 11:01

Zëvendës Sekretarja e shtypit në Departamentin e Mbrojtjes, Kingsley Wilson ka nxitur reagime pas emërimit të saj në këtë pozitë, pasi që e njëjta në 2023-ën kishte dhënë një deklaratë kundër Kosovës.

Wilson kishte deklaruar “Bëje Kosovën Serbi sërish”.

Për këtë tashmë janë bërë reagime të shumta, ku një ndër to është bërë së fundi nga kongresisti amerikan Ritchie Torres, i cili tha se kjo është një përpjekje e turpshme për të delegjitimuar Kosovën.

Torres ka thënë se Kosova ka qenë dhe vazhdon të jetë aleati më i madh amerikan në Ballkanin Perëndimor, duke refuzuar çdo tentativë për të ndryshuar historinë.

Qëndrim të njëjtë sikurse Torres ka ndarë edhe eurodeputeti austriak Lukas Mandl.

Mandl përmes një postimi në “X” u shpreh se e vlerëson qëndrimin e qartë të kongresistit Torres.

“Shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për qëndrimin e qartë të kongresistit Ritchie Torres nga ana tjetër e Atlantikut. Shteti më i ri i Evropës, i bazuar në një popullsi të lashtë dhe një kushtetutë moderne, që është shembull për bashkëjetesën paqësore të grupeve etnike dhe fetare, nuk do të zhduket. Kosova”, ka shkruar Mandl. /Lajmi.net/