Të Infektuar: 1052

Të Shëruar: 820

Të Vdekur: 30

Mancini: Zaniolo mund të bëhet një lojtar i shkëlqyer

8:15 | 22 Maj 2020

Zaniolo shihet si një nga lojtarët me të ardhmen më të ndritur në futbollin italian.

Selektori i kombëtares së Italisë, Roberto Mancini, ka dhënë disa lëvdata për anëtarin e skuadrës së Romës, Nicolo Zaniolo.

Trajneri italian ka thënë se ylli i Romës mund të bëhet një lojtar i shkëlqyer, dhe të futet në mesin e më të mirëve në botë.

“Ai është i ri dhe nuk ka  bërë akoma shumë paraqitje në futbollin italian, kështu që jo e gjithë përgjegjsia bie mbi të”, ka thënë Mancini për ‘Roma TV’, transmeton lajmi.net.

“Unë mendoj se ai akoma nuk ka gjetur rolin e tij. Ai është një nga ata lojtarët e rinj që me një tjetër vit do të jenë të aft të përmirësohen”, ka shtuar trajneri i Italisë.

“Nëse ai vazhdn të stërvitet seriozisht dhe bën jetë atleti, ai mund të bëhet një lojtar i jashtëzakonshëm”, ishin fjalët e Mancini.

Zaniolo pritej të mungonte në Euro 2020, por shtyrja për një vit i jep atij mundësi që të rikuperohet. /Lajmi.net/