Mancini vendos rekord tek Italia

23:54 | 18 Nentor 2019

Roberto Mancini i ka dhënë një tjetër fytyrë skuadrës kombëtare të Italisë.

Italia ka treguar një tjetër stil futbolli nga ai që jemi mësuar ta shohim nga ta, duke u kualifikuar në Kampionatin Evropian me maksimumin e pikëve nga 10 ndeshje të luajtura (30).

Trajneri Roberto Mancini ka bërë ‘mrekullinë’ me lojtarët e tij, duke vendosur njëkohësisht edhe një rekord të ri tek italianët.

Për herë të parë në histori, Italia ka fituar 11 ndeshje radhazi, përcjell lajmi.net.

Mbetet të shihet nëse Mancini me djemtë e tij mund ta vazhdojnë këtë ecuri fenomenale dhe të jenë nga pretendentët seriozë për triumfin në Euro 2020. /Lajmi.net/