Mancini, trajner i ri i Galatasarayt
Roberto Mancini është shumë pranë përmbylljes së negociatave para nënshkrimit të kontratës trevjeçare në postin e trajnerit të Galatasarayt, kanë njoftuar mediat turke. Mancini, i cili është pa angazhim prej kur u shkarkua nga Manchester City gjatë verës, pritet të prezantohet si pasardhës i Fatih Terimit të martën, një ditë para duelit kundër Juventusit në…

Sport
Roberto Mancini është shumë pranë përmbylljes së negociatave para nënshkrimit të kontratës trevjeçare në postin e trajnerit të Galatasarayt, kanë njoftuar mediat turke.
Mancini, i cili është pa angazhim prej kur u shkarkua nga Manchester City gjatë verës, pritet të prezantohet si pasardhës i Fatih Terimit të martën, një ditë para duelit kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve.
Mancini në Galatasaray pritet të ketë pagë të majme prej 5.5 milionë eurosh në vit.
Gjiganti turk synon të përmirësojë rezultatin e stinorit të shkuar kur u eliminuan në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.