Mancini: Synimi i Italisë është triumfi në Euro 2020

Roberto Mancini ka bërë të qarta synimet e Italisë për Kampionatin Evropian 2020.

Sport

12/10/2019 16:11

Në prag të ndeshjes kundër Greqisë, Mancini ka bërë të ditur se kombëtarja ‘Azzurri’ synon triumfin në Euro 2020.

Një fitore eventuale e italianëve kudër grekëve do të bënte që Italia matematikisht t’i kalonte grupet e eliminatoreve.

Por, këtu nuk ndalen synimet e Italisë, sipas fjalëve të Mancini, i cili shënjestrën vë tek titulli kampion Evrope.

“Jemi të lumtur që i kemi dhënë një identitet kësaj skuadre. Luajmë futboll sulmues dhe mbrohemi mirë. Ne kemi thuajse një vit para se të shkojmë në Euro dhe kemi nevojë të përmirësohemi, pasi objektivi është të triumfojmë” ka thënë Mancini për ‘Rai Sport’, transmeton lajmi.net.

“Italia ka fituar katër Kupa Bote. Ne duhet të synojmë të fitojmë Evropianin” shtoi trajneri i Italisë.

Skuadra e Mancini është e pamposhtur në Grupin J, duke fituar të gjitha gjashtë ndeshjet. Fitorja me Greqinë u jep biletën për Euro2020. /Lajmi.net/