Mancini për shortin e Italisë: Mund të ishte pak më i mirë

Trajneri i Kombëtares së Italisë ka komentuar shortin e "Play Off-it" të Kupës së Botës.

Sport

27/11/2021 09:12

Mbrëmë u hodh shorti për “Play Off-in” e Kupës së Botës, ku në gjysmëfinale Italia do të takohet me Maqedoninë e Veriut, transmeton lajmi.net.

“Azzurët” nëse mposhtin maqedonët, atëherë në finale takohen me fituesin e duelit tjetër Portugali-Turqi.

Trajneri italian, Roberto Mancini e ka pranuar se shorti mund të ishte më i mirë për kombëtaren e tij.

“Mund të ishte pak më mirë, kjo është e vërtetë. Është e qartë se ne dhe Portugalia duhet të mundim Maqedoninë dhe Turqinë”.

“Luhet vetëm një ndeshje, e cila gjithmonë ofron vështirësi. Ne jemi të sigurt dhe pozitivë, veçanërisht në momentet pak më të vështira”.

“Ne kishim një grup të madh kualifikues. Edhe ndaj Zvicrës ne e merituam të fitonim, por nuk e bëmë”.

“Do të duhet të luajmë një ndeshje të madhe, pastaj do të shohim në finale”, tha Mancini.

Ndeshjet e “Play Off-it” do të luhen në muajin mars të vitit 2022. /Lajmi.net/