Mancini optimist, mendon se skuadra e tij mund ta fitojë Euro 2020

Selektori i kombëtares së Italisë, Roberto Mancini, është shprehur optimist për kompeticionin e radhës, Euro 2020.

Sport

15/02/2019 15:30

Mancini ka insistuar se skuadra e tij mund ta fitojë Kampionatin Evropian 2020, duke thënë se nuk ka ndonjë skuadër më të mirë sesa Italia.

Më vonë gjatë këtij viti, italiani do të shënoj 1 vit nën udhëheqjen e kësaj kombëtareje, dhe gjatë kësaj kohe ai ka afruar lojtar të rinj dhe ka ndryshuar stilin e lojës.

“E kemi kaluar traumën e Kupës së Botës. Ne duhet ta mbajmë atë në mendje si paralajmërim, por duhet të mendojmë për suksese të mëdha” ka thënë Mancini, transmeton lajmi.net.

“Nuk ka skuadra më të mira se ne. Argjentina nuk mund të fitonte me Messin, dhe të tjerët nuk kanë Messin, kështu që pse ne të mos mendojmë për të fituar” ka thënë tutje selektori italian.

Mancini ka ndryshuar fytyrën e skuadrës duke kthyer sistemin në 4-3-3, me tre mesfushorë kreativ si Verratti, Chiesa e Barella. /Lajmi.net/