Mancini: Nuk jam i infektuar me Covid-19

Mbrojtësi i Romës, Gianluca Mancini, ka bërë të ditur se nuk është i infektuar me Covid-19.

Sport

24/10/2020 21:42

Lojtari ka njoftuar se së fundmi ka rezultuar negativ në testet e Covid019 dhe është gati për ndeshjen e së hënës ndaj Milan, transmeton lajmi.net.

Qendërmbrojtësi është në mesin e lojtarëve që pranoi një rezultat pozitiv ‘fals’.

“Destnacino, ‘San Siro”, ka shkruar lojtari në ‘Instagram’, pasi ka pranuar rezultatet.

Lojtari do t’i kryej nesër testet mjekësore dhe potencialisht mund të luajë kundër Milan të hënën. /Lajmi.net/