Mancini ‘ngarkon’ Shaqirin (FOTO)

Trajneri i Interit, Roberto Mancini i ka bërë me dije Xherdan Shaqirit se kërkon më shumë punë prej tij në stërvitje.

Sport

30/04/2015 19:31

Trajneri i Interit, Roberto Mancini kërkon nga Xherdan Shaqiri që të punojë më tepër.

E që kjo të ndodhë, ai është i gatshëm që ta ngarkojë yllin kosovar me punë shtesë.

Në stërvitjen e sotme, Mancini ia mbështeti peshat në krah Shaqirit, i cili falë fuqisë së tij, nuk e pati problem që t’i rezistojë.

Ndryshe, Shaqiri nuk ka qenë titullar në ndeshjet e Interit në javët e fundit.