Mancini nënshkruan me Interin
Roberto Mancini ka nënshkruar kontratë me Interin deri më 30 qershor 2017, dhe do ta zëvendësojë Walter Mazzarrin e shkarkuar nga detyra.

Sport
Roberto Mancini është trajner i ri i Interit.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, strategu italian ka nënshkruar kontratë për dy vjet e gjysmë me Nerazzurrët dhe është bërë pasardhës i Walter Mazzarrit, i cili u shkarkua nga detyra pas startit katastrofal të sezonit në Serie A ku skuadra pas 11 xhirosh ka grumbulluar vetëm 16 pikë.
Mancini, trajner i lirë, do të prezantohet si strateg i ri i Interit gjatë një konference për shtyp të shtunën.
Ai ka nënshkruar kontratë me Interin deri më 30 qershor 2017.