Mancini konfirmon skuadrën e Italisë për Euro 2020

Roberto Mancini ka deklaruar se lojtarët që do të marrin pjesë në Euro 2020 tashmë janë të zgjedhur dhe beson se Italia do të lërë shenjë në këtë Kampionat Evropian.

Sport

10/02/2020 13:36

Italia do të ndeshet me Uellsin, Turqinë dhe Zvicrrën gjatë fazës së grupeve të evropianit në qershorit të këtij viti.

Sipas teknikut italian për boshtin e skuadrës veçse është vendosur dhe se nuk pritet të ketë dyshime për të.

‘’Shumica e skuadrës për Euro 2020 është përzgjedhur’’, deklaroi ish-trajneri i Interit për Sky Sport, transmeton lajmi.net.

55- vjeçari duhet t’i bëjë llogaritë pa yllin e Romës, Nicolo Zanilo, i cili ka pësuar lëndim për pasojë do ta humbasë këtë ngjarje të madhe. I pyetur për lojtarin Mancini u shpreh se është mëkat që nuk do ta ketë në radhët e veta 22-vjeçarin.

‘’Është zhgënjyese që nuk do ta kemi Zaniolon, një lojtar i cili është i aftë të luajë në shumë pozita, por edhe kështu mendoj se kemi një skuadër kompakte’’, përmbylli tekniku, duke mos treguar emra të përveçëm se kush do të grumbullohet.

Italia para Evropianit do t’i luajë dy miqësore mjaft të vështira si ato kundër Gjermanisë dhe Anglisë, të dyja këto në mars të këtij viti. Të dy këto ndeshje do t’i ndihmojnë ‘’Azurëve’’ të promovojnë element të rinjë, dhe pse jo ta ndryshojnë përbërjen për në Euro 2020. /Lajmi.net/