Mancini: Kemi ndjekur Zaniolon që kur ishte 19 vjeçar, shpresoj të jetë në formë për Kampionatin Evropian

Selektori i Italisë ka dhënë komentet e tij mbi Nicolo Zaniolo.

Sport

26/04/2020 12:30

Zaniolo, një nga lojtarët më premtues në futbollin italian, ka shkëlqyer me fanellën e Romës, duke fituar edhe ftesën në kombëtaren A të Italisë.

Selektori i kësaj kombëtare, Roberto Mancini, ka bërë të ditur se ka ndjekur zhvillimin e Zaniolo qysh kur ky i fundit luante me U19 të Italisë.

“E kemi ndjekur gjatë Kampionatit Evropian U19, asokohe ishte i ri. Mund të shihje kualitetin. Tonali, Kean, kishte lojtarë të mirë. Pastaj unë thash, le ta provojmë këtë. Përkundër se ishte i ri, ishte e qartë se kishte personalitet dhe forcë”, ka thënë Mancini, transmeton lajmi.net.

“Roma pastaj ishte e mirë duke i dhënë minuta. Tani, gjithsesi, duhet të provojmë fitoren. Zaniolo do të jetë gati në 2 apo 3 muaj, për gusht-shtator. Shpresoj të jetë në formën më të mirë për Kampionatin Evropian”, ka shtuar selektori italian.

Zaniolo pësonte një dëmtim të rëndë në ndeshjen kundër Juventus, dhe po të mos ishte për pandeminë Covid-19, ai do të humbte Euro 2020. /Lajmi.net/