Mancini ka një lajm të madh për Shaqirin

Trajneri i Interit, Roberto Mancini ka thënë se Xherdan Shaqiri është dukshëm më mirë dhe do të vendosë rreth inkuadrimit të tij vetëm të dielën, në ditën e ndeshjes kundër Chievos.

Sport

02/05/2015 14:04

Xherdan Shaqiri është më mirë dhe mund ta synojë një vend në formacionin bazë të Interit.

Trajneri Roberto Mancini ka thënë se ylli kosovar tani është në gjendje më të mirë fizike dhe mund të jetë në konsideratë për titullar në duelin kundër Chievos të dielën.

“Nesër do të vendosim. Shaqiri është shumë më mirë, po ashtu edhe Hernanes. Nuk kemi probleme të posaçme”, deklaroi Mancini në konferencë për shtyp.