Mancini: Italia nuk është favorite në Grupin A

Selektori i Italisë, Roberto Mancini, ka dhënë komentet e tij pas tërheqjes së shortit për Euro 2020.

Sport

01/12/2019 10:16

Mbrëmë, në Bukuresht të Rumanisë, është tërhequr shorti për Euro 2020, ku janë përcaktuar grupet për Kampionatin Evropian.

Italia është shortuar në Grupin A, ku do të luajnë edhe Zvicra, Uellsi dhe Turqia. Në këtë grup, Mancini nuk e sheh kombëtaren e tij në mesin e favoriteve.

“Të gjitha ndeshjet janë për t’u luajtur. Ne nuk jemi favoritët, pasi të gjitha skuadrat luajnë futboll të mirë” ka thënë Mancini, transmeton lajmi.net.

“Fakti që luajmë në Romë është një avantazh i vogël, por secila ndeshje do të jetë e vështirë” shtoi trajneri i Italisë ndër të tjerash.

Italia starton kampanjën e Euro 2020 kundër Turqisë, më 12 qershor. /Lajmi.net/