Mancini: I kënaqur me lojën, vuajtëm në pjesën e dytë

Roberto Mancini është shprehur i kënaqur me paraqitjen e Interit në përballjen ndaj Juventusit.

Sport

18/10/2015 23:36

Mancini ka thënë se Inter luajti mirë, por në pjesën e dytë vuajtën pasi u tërhoqën prapa.

“Jam i kënaqur në përgjithësi, ishte ndeshje e mirë me disa raste, por disa lojtarë më ishin kthyer të premten nga angazhimi me kombëtaret”.

“Në gjysmën e dytë shkuam paksa prapa dhe vuajtëm në krahasim me pjesën e parë”.

“Në fund të fundit, një ndeshje aq e vështirë dhe luftarake ishte e mirë dhe jam i bindur se Juventusi do të kthehet për të sfiduar për Scudetto pas disa muajsh”, është shprehur Mancini për Sky Sport Italia