Mancini flet për sulmin e Italisë: Me Immobile dhe Belotti jemi në rregull

Roberto Mancini ka dhënë komentet e tij mbi fondin e lojtarëve që ka në dispozicion te kombëtarja e Italisë.

Sport

26/04/2020 10:00

Mancini, njeriu që aktualisht drejton kombëtaren e Italisë, ka arritur që t’i jap një kthesë të madhe kësaj kombëtare, duke vendosur edhe rekord në kualifikueset e Euro 2020.

Italia tashmë po aplikon një futboll tejet atraktiv, më sulmues se zakonisht dhe është në mesin e skuadrave favorite.

Pikërisht për fazën e sulmit është pyetur Mancini, i cili ka thënë se me emra si Immobile dhe Belotti nuk pritet të ketë telashe.

“Pothuajse të gjithë gjejnë golin. Ne kemi Immobile dhe Belotti, duhet të shohim për dikë prapa tyre”, ka thënë Mancini, transmeton lajmi.net.

“Ndoshta do të jetë dikush që do të bëjë një kampionat të mirë vitin tjetër. Për momentin, ne jemi në rregull me dyshen. Shpresojmë të ketë ndonjë lojtar të ri që mund të jetë gati për Kupën e Botës”, ka shtuar tutje trajneri.

Një nga emrat që Mancini ka përmendur më shpesh ka qenë ai i Mario Balotelli, por ky i fundit duket se nuk ka punuar mjaftueshëm për një ftesë. /Lajmi.net/