Mancini: E mrekullueshme nëse Italia fiton Ligën e Kombeve pas Evropianit

Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini është gati për ndeshjen ndaj Spanjës dhe thotë se do ishte e mrekullueshme nëse fitojnë Ligën e Kombeve.

Sport

05/10/2021 09:04

“Azzurët” janë të pamposhtur në 36 ndeshje, derisa në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve përballen ndaj Spanjës, transmeton lajmi.net.

Dy skuadrat janë takuar në “Wembley”, derisa Italia fitoi në penallti.

“Spanja ishte skuadra që vuajtëm më së shumti në Euro 2020. Janë skuadër e mirë me lojtarë të mirë”.

“Do jetë ndeshje e mirë. Do jetë më ndryshe këtë herë”.

“Do ishte e mrekullueshme të fitojmë Ligën e Kombeve pas Kampionatit Evropian dhe do ishte e mrekullueshme të kualifikohemi më herët për Kupën e Botës, por nuk do jetë e lehtë”.

Fituesi i ndeshjes Itali – Spanjë, do përballet me fituesin e përballjes Francë – Belgjikë./Lajmi.net/