Mancini: E duam me çdo kusht Shaqirin

Trajneri i Interit, Roberto Mancini ka thënë se skuadra e tij është duke e kërkuar me çdo kush transferimin e Xherdan Shaqirit nga Bayerni, pasi ai i plotëson të gjitha kërkesat e trajnerit italian.

Sport

05/01/2015 14:11

Xherdan Shaqiri është njeriu i vetëm që i plotëson të gjitha kërkesat e Mancinit, pasi është vet trajneri që e tha një gjë të tillë në konferencë për shtyp.

“Podolski ka një karrierë shumë të mirë dhe mund të na ndihmojë neve në pesë muajt e ardhshëm”, tha Mancini.

“Shaqiri është një opsion tjetër për neve, por une nuk e di se çfarë do të ndodh me të. Ne jemi duke e kërkuar me çdo kush shërbimet e tij, pasi duam një lojtar që mund të luaj si anësor dhe si sulmues, ndërsa Shaqiri i luan të dy këto role”, përfundoi trajneri italian.