Të Infektuar: 1147

Të Shëruar: 874

Të Vdekur: 30

Mancini: Balotelli një nga më të mirët, duhet ta rifitojë ftesën tek Italia

19:00 | 6 Prill 2020

Roberto Mancini nuk ka kursyer lëvdatat për Mario Balotelli.

Selektori i kombëtares së Italisë, Mancini, nuk ka fshehur admirimin e tij për Balotelli, edhe pse ky i fundit nuk luan me kombëtaren tash e disa vite.

Trajneri italian beson se ‘Super-Mario’ është një nga sulmuesit më të mirë, por se ai nuk ka bërë mjaftueshëm për të fituar një ftesë tek Italia.

“Për kualitetet që ai ka pasur dhe ka, ai është në mesin e qendërsulmuesve më të mirë”, ka thënë Mancini, transmeton lajmi.net.

“Ai nuk bëri shumë në Brescia këtë vit dhe ai e  di këtë. Shpresa e tij është të rikthejë Marion e City ose Euro 2012”, ka shtuar trajneri.

“Dyert janë të hapura për secilin”, ishin fjalët e Mancini, duke përcjell porosinë se duhet punë për ftesën.

Gjasat janë të vogla që 29 vjeçari të ftohet me kombëtaren e Italisë, për Euro2020 (luhet në 2021)./Lajmi.net/