Manchester Unitedi merr një lajm te keq pak ditë para finales së FA Cup

Skuadra e Manchester Unitedit ka marrë një lajm jo të mirë pak ditë para finales në FA Cup kundër Manchester Cityt. Ashtu siç raportojnë mediat angleze, futbollisti francez, Anthony Martial pritet të mungoj në këtë takim për shkak të një lëndimi muskolar, shkruan Lajmi.net Një faqe e “Djajve të Kuq” në rrjetet sociale ka publikuar…

Sport

30/05/2023 22:51

Skuadra e Manchester Unitedit ka marrë një lajm jo të mirë pak ditë para finales në FA Cup kundër Manchester Cityt.

Ashtu siç raportojnë mediat angleze, futbollisti francez, Anthony Martial pritet të mungoj në këtë takim për shkak të një lëndimi muskolar, shkruan Lajmi.net

Një faqe e “Djajve të Kuq” në rrjetet sociale ka publikuar një video ku shihet futbollisti duke mbajtur këmbën e tij.

Martial gjatë këtij sezoni me Manchester Unitedin ka zhvilluar 21 ndeshje, ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë dy asiste.

Kujtojmë që finalja mes dy ekipeve të Manchesterit zhvillohet të shtunën në stadiumin londinez, “Wembley”./Lajmi.net/