Manchester United pa telashe ndaj Aston Villa – ndjek pozitën që dërgon në Ligën e Kampionëve

Manchester United po vazhdon me formën e lartë në Premierligë.

Sport

09/07/2020 23:12

Skuadra e udhëhequr nga Ole Gunnar Solskjaer, Manchester United, ka shënuar fitore me rezultatin 0:3, në udhëtim kundër Aston Villa, shkruan lajmi.net.

Edhe në këtë ndeshje shkëlqyen emra si Bruno Fernandes e Mason Greenwood, të cilët gjetën golin, por edhe Paul Pogba.

Goli i parë erdhi në minutën e 27’, kur Bruno Fernandes shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Epërsia u dyfishua nga Greenwood pak momente para fundit të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë u tregua edhe një gol. Kësaj radhe ishte Paul Pogba, i cili realizoi gol mjaft të bukur për rezultatin final 0:3.

Me këtë fitore, Man United shkon në kuotën e 59 pikëve, duke qëndruar në pozitën e pestë, me një pikë më pak sesa Leicester City në pozitën 4 dhe dy pikë më pak se Chelsea në pozitën tre.

Aston Villa mbetet në pozitën e parafundit, me 27 pikë të grumbulluara. /Lajmi.net/