Manchester United lanson fanelat e treta për sezonin e ri

Man United ka bërë dy transferime deri tani këtë merkato, duke e transferuar Jadon Sancho nga Dortmund, dhe së fundi Raphael Varane, kompletimi i marrëveshjes i të cilit pritet të bëhet sot.

Sport

12/08/2021 11:50

Klubi anglez tashmë ka lansuar fanelat e treta për edicionin e ri, në prag të nisjes së kampanjës së Premier ligës që fillon këtë javë.

Man United në xhiron hapëse të kampanjës së re të Premier ligës do të përballet me Southampton si mysafir këtë të dielë.