Manchester United kishte ofruar 139 milionë funte për Neymar

Skuadra e Manchester United kishte tentuar që gjatë verës ta transferonte Neymarin.

Sport

21/10/2015 17:42

United i kishin ofruar 139 milionë funte Barcelonës për sulmuesin, transmeton BBC Sport.

Megjithatë, klubi katalunas i kishte rezistuar kësaj oferte, duke e mbajtur brazilianin në radhët e veta.

Neymar është në qendër të vëmendjes pasi akoma nuk e ka renovuar kontratën me Barcelonën, ndërsa futbollisti u ka bërë thirrje tifozëve që të jenë të qetë, pasi që shumë shpejt do ta nënshkruajë kontratën e re.