Manchester United i bashkohet garës për Lewandowskin
Manchester United i është bashkuar garës me klubet evropiane, për sulmuesin e Bayern Munich, Robert Lewandowki.

Sport
Polakut i kanë mbetur edhe 18 muaj deri në përfundim të kontratës me Bayern Munich dhe me shumë gjasë do largohet nga ‘Allianz Arena’ në verën e ardhshme.
Një numër i madh i klubeve të mëdha evropiane janë në garë për Lewandowskin përfshirë Real Madrid, Arsenal, Chelsea dhe Atletico Madrid.
Pas deklaratës së fundit ‘se është i hapur për gjithçka’, në garë për të u fut edhe Manchester United, përcjell lajmi.net.
Ndërkohë, Lewandowski nuk ka hedhur poshtë edhe mundësinë e qëndrimit te Bayern, por vetëm nëse klubi gjerman i ofron kontratë të re afatgjatë./Lajmi.net