Manchester United është dëshira e Jadon Sancho

Jadon Sancho duket të ketë bërë zgjedhjen e tij.

Sport

20/07/2020 09:10

Ylli anglez, i cili aktivizohet me Borussia Dortmund, Jadon Sancho, po gëzon vëmendje të madhe para merkatos së verës.

Anësori ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha, pas paraqitjeve të mrekullueshme me Dortmund.

Raportime nga ‘Dailymail’ bëjnë të ditur se Sancho duhet të shtyjë për largimin nga ‘Signal Iduna Park’, transmeton lajmi.net.

Thuhet se Borussia Dortmund insiston të mos pranojë asgjë më pak nën 100 milionë funte.

Lojtari tashmë ka bërë të ditur se dëshiron t’i bashkohet skuadrës së Solskjaer, gjatë merkatos së verës. /Lajmi.net/