Manchester United e nis me fitore sezonin e ri në Premierligë

22:51 | 10 Gusht 2018

Manchester United ka shënuar fitore të vështirë por shumë të rëndësishme në ndeshjen hapëse të Premierligës.

‘Djajtë e Kuq’ kanë mposhtur 2:1 Leicester Cityn në ‘Old Trafford’.

Jose Mourinho e nisi këtë ndeshje me shumë mungesa në formacionin startues, por në fund arriti të marrë pikët e kërkuara.

Start më të mirë të kësaj ndeshje nuk kanë mundur ta mendojnë as tifozët e Manchester United, kur Paul Pogba shënoi për 1:0 në minutën e tretë nga penalltia.

Vazhdimi i ndeshjes solli lojë të barabartë, ku u shënuan edhe dy gola.

Luke Shaw në minutën e 83′, dyfishoi epërsinë për Unitedin.

Leicester City ngjalli shpresat kur Jamie Vardy shënoi për 2:1 në minutën e 92′, por kjo ishte e gjitha që bënë mysafirët.

Xhiron e ardhshme ‘Djajtë e Kuq’ udhëtojnë për t’u takuar me Brightonin./Lajmi.net/