Manchester United – Bayern Munich, formacionet zyrtare

Tashmë nuk ka mbetur shumë kohë deri tek super sfida çerekfinale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Manchester Unitedit dhe Bayern Munichut dhe të dyja klubet i kanë bërë të ditura formacionet zyrtare, me të cilat do ta nisin ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin Old Trafford, duke filluar nga ora 20:45. ‘Djajtë e Kuq’…

Sport

01/04/2014 18:53

Tashmë nuk ka mbetur shumë kohë deri tek super sfida çerekfinale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Manchester Unitedit dhe Bayern Munichut dhe të dyja klubet i kanë bërë të ditura formacionet zyrtare, me të cilat do ta nisin ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin Old Trafford, duke filluar nga ora 20:45.

‘Djajtë e Kuq’ do të mundohen ta ndalin ‘stuhinë’ bavareze, e cila e ka në ‘xhep’ titullin e kampionit evropian nga sezoni i kaluar.

Dy futbollistët shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Adnan Januzaj, kanë përfunduar në bankinën e ekipeve respektove.

Formacionet zyrtare

Manchester United: De Gea, Jones, Ferdinand, Vidic, Büttner, Valencia, Carrick, Fellaini, Giggs, Rooney, Welbeck. Rezervistë: Lindegaard, Hernandez, Nani, Young, Fletcher, Januzaj, Kagawa.

Bayern: Neuer – Ribéry, Martinez, Robben, Rafinha, Boateng, Lahm, Müller, Alaba, Schweinsteiger, Kroos. Rezervistë: Starke – van Buyten, Mandzukić, Shaqiri, Pizarro, Götze, Hojbjerg.