Manchester City ‘shpartallon’ Chelsean në “Stamford Bridge”

Manchester City ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim të Chelsea, duke e mposhtur me rezultat bindës 1 - 3.

Sport

03/01/2021 19:22

“Qytetarët” shkëlqyen nga minuta e parë dhe me plotë meritë fituan këtë përballje, shkruan lajmi.net.

Ishte Ilkey Gundogan që realizoi pas 18-të minutave lojë duke zhbllokuar shifrat.

Kurse, pas vetëm tre minutave Phil Foden pas asistimit të De Bruyne dyfishoi rezultatin.

Golin e tretë që doli të jetë i fundit në këtë ndeshje për “Qytetarët” e realizoi De Bruyne (34′).

E vetmja gjë që arritën “Blutë”, ishte goli i nderit nga Callum Hudson Odoi në fundin e ndeshjes (90+2).

Pas kësaj fitore, City renditët në pozitën e pestë me 29 pikë, derisa Chelsea në vendin e tetë me 26 sosh./Lajmi.net/