Manchester City së shpejti zyrtarizon transferimin e madh

Manchester City shumë shpejtë do të zyrtarizojë transferimin e yllit të Atletico Mineiro, Savio.

Sport

18/03/2022 21:41

Një marrëveshje mes City dhe Mineiro që 17-vjeçari të transferohej në “Etihad Stadium” thuhet se u ra dakord javën e kaluar, me “Qytetarët” që do paguajnë rreth 6.5 milionë euro plus bonuse.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, të dy klubet nënshkruan të gjitha dokumentet e nevojshme të premten dhe një njoftim zyrtar nga skuadra e Pep Guardiolës do të bëhet shumë shpejt.

Savio – i njohur gjithashtu si Savinho – pritet t’i bashkohet City Football Group këtë verë, por një raport i mëparshëm ka sugjeruar që anësori mund të huazohet te skuadra holandeze PSV Eindhoven përpara sezonit 2022-23.

Reprezentuesi i Brazilit U-16 është paraqitur 23 herë për Atletico Mineiro, duke përfshirë 12 paraqitje në të gjitha garat gjatë sezonit 2021.

City gjithashtu është lidhur me shokun e skuadrës së Savios, Yan Phillipe, një mesfushor 17-vjeçar i cili konsiderohet nga gjigantët e Premierligës si një nga perspektivat më të ndritura në Brazil./Lajmi.net/