Manchester City planifikon bisedimet me Guardiolën

Skuadra e Manchester Cityt është duke planifikuar të fillojë bisedimet me trajnerin e Bayern Munichut, Pep Guardiolën.

Sport

22/03/2015 14:02

Sipas raportit të bërë nga The Sunday Express, mësojmë se Manchester City e dëshiron me çdo kusht në skuadër trajnerin Guardiola.

Ata janë duke planifikuar që të fillojnë menjëherë bisedimet  zyrtare për të transferuar trajnerin e bavarezëve.

City kërkon të arrijë suksese të mëdha në Ligën e Kampionëve, dhe sipas tyre, një gjë e tillë mund të bëhet duke e transferuar Guardiolën.