Manchester City hap “thesin” për talentin 15-vjeçar, do të paguajë miliona për shërbimet e tij

Manchester City është gati të paguajë edhe disa miliona euro të tjerë, tani jo për ndonjë yll të futbollit, po për një talent 15-vjeçar. Siç raporton “The Athletic”, investimi i fundit milionësh i “Qytetarëve” do të jetë një 15-vjeçar nga Leeds, përcjell lajmi.net. Bëhet fjalë për Finley Gorman, një lojtar i ri nga akademia e…

Sport

14/11/2023 21:09

Manchester City është gati të paguajë edhe disa miliona euro të tjerë, tani jo për ndonjë yll të futbollit, po për një talent 15-vjeçar.

Siç raporton “The Athletic”, investimi i fundit milionësh i “Qytetarëve” do të jetë një 15-vjeçar nga Leeds, përcjell lajmi.net.

Bëhet fjalë për Finley Gorman, një lojtar i ri nga akademia e Leeds. Klubet thuhet se kanë rënë dakord për gjithçka dhe transferimi i të riut Gorman do të jetë transferimi më i shtrenjtë për një lojtar kaq të ri.

Shuma për të cilën klubet kanë rënë dakord nuk dihet, por “The Athletic” raporton se është në shtatë shifra.

Disa burime pohojnë se varion nga dy deri në tre milionë euro. Gorman luan si mesfushor ofensiv dhe në moshën 14-vjeçare luajti për kombëtaren angleze U16. Në të njëjtën moshë, ai shënoi dy gola në ndeshjen e ligës U18.


Për shkak të moshës së tij, Gorman nuk do të jetë në gjendje të nënshkruajë kontratë profesionale, tek pas moshës 18-vjeçare./Lajmi.net/