Manchester City e ka gati ofertën për Dani Alves

Eksperienca e Dani Alves me Barcelonën mund të marrë fund gjatë kësaj vere. Mbrojtësi i djathtë brazilian mund të largohet nga gjiganti katalunas pas një periudhë të gjatë. Përfaqësuesit brazilian i skadon kontrata me Barçën në vitin 2015 dhe vazhdimi i saj ka ngezur, njofton tabloidi britanik, Daily Mail. Gjithnjë sipas këtij të fundit, Manchester…

Sport

01/04/2014 21:00

Eksperienca e Dani Alves me Barcelonën mund të marrë fund gjatë kësaj vere. Mbrojtësi i djathtë brazilian mund të largohet nga gjiganti katalunas pas një periudhë të gjatë.

Përfaqësuesit brazilian i skadon kontrata me Barçën në vitin 2015 dhe vazhdimi i saj ka ngezur, njofton tabloidi britanik, Daily Mail.

Gjithnjë sipas këtij të fundit, Manchester City është i gatshëm ta bëjë një ofertë prej 18 milionë eurosh, vetëm për ta bindur gjigantin katalunas që ta lëshojë ish futbollistin e Sevillas.

30 vjeçari është ndoshta mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë sot. Ai ka mundësi të luajë edhe në Francë, ku e presin duarhapur Paris Saint Germaini dhe Monaco.